Bushati-Kodhelit: Ishte i siguruar helikopteri që ra në Liqenin e Shkodrës? Ministrja: Falenderoj atë që ta çoi me sms

Helikopteri që u rrëzua pak muaj më parë në Liqenin e Shkodrës ku humbën jetën dy ushtarakë, është bërë objekt debati në sallën e Kuvendit. Nga vendi i tij, deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati pyeti ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nëse ky helikopter ishte apo jo i siguruar, pasi dispononte informacione se jo.

“A ishte i siguruar helikopteri që ra? Një mjet luftarak që u aksidentua ka qenë i pasiguruar. Kushtonte 10 mijë euro dhe nuk ishte i siguruar.”, tha Bushati. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres, e cila me ironi falënderoi për pyetjen Bushatin, por edhe dërguesin sipas saj të mesazhit në celularin e deputetit të djathtë.

“Në respekt të pyetjes për deputetin Bushati dhe të personit ë informoi deputetin në telefon. Juve domosdoshmërish i dini të gjitha. Unë ju siguroj se ju më përpara nuk keni siguruar asnjë mjet të vetëm të Forcave të Armatosura. Asnjë sigurim jete për ushtarakët që kanë shkuar në mision. Ne jemi munduar ti rregullojmë disa problematika.”, tha Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?