Bushati kritikon veprimet e Bashës: Duhet të kishte thënë kaq forcë kisha!
Analisti Andi Bushati ka kritikuar kreun e opozitës, Lulzim Bashës duke thënë se duhet të ishte dorëzuar pasi dështoi në përpjekjet për t’i marrë pushtetin Ramës.
Në emisionin “Open”, analisti Bushati tha se Basha nuk kishte pse të pretendonte të fitonte vota nga rinumërimi, por të dorëzohej duke thënë se deri këtu arrinte forca e tij.
“Kur ishte i ndërgjegjshëm se me Ramën është masakër, pse i çove njerëzit drejt kësaj masakre? Të gjithëve na ndodh që dalim para një muri dhe themi kaq forcë kisha”, u shpreh Andi Bushati.