Bushati: Me Hahn, diskutim për bashkëpunimin rajonal
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin e BE, Johannes Hahn.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Bushati shkruan:
“Me iniciativë të homologut austriak Kurtz, zhvilluam takimin e ministrave të Jashtëm të rajonit me Komisionerin Hahn. Diskutuam mbi perforcimin e bashkëpunimit rajonal, ecurinë e proceseve integruese, realizimin e projekteve të dakordësuara në kuadër të procesit të Berlinit dhe rolin e rajonit në sigurinë e kontinetit. #UNGA71”.
KOHA JONË SONDAZH

