Bushati, mesazh BE para vendimit për negociatat: Duhet të tregojë udhëheqje dhe guxim në Ballkan

Në prag të përgjigjes për hapjen ose jo të negociatave integrimin e Shqipërisë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ka dërguar një mesazh Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet një reagimi në twitter, Bushati thotë se BE duhet të tregojë guxim dhe këmbëngulje në Ballkan, në mënyrë që të përfundojë bashkimin e kontinentit.

“Bashkimi Evropian duhet të tregojë guxim, udhëheqje dhe këmbëngulje në Ballkan, për të përfunduar bashkimin e kontinentit. Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale, e cila po bën paqe aty ku pati luftë”, shkruan Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?