Bushati në Berlin me homologun Steinmeier: Shqipëria, një partner i rendësishëm
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Federale Gjermane, ku pati një takim me Ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Frank – Walter Steinmeier.
Gjatë bisedës, dy Ministrat rikonfirmuan edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë si dhe angazhimin e përbashkët për ta forcuar dhe intensifikuar më tepër këtë bashkëpunim për të gjitha çështjet me interes dypalesh dhe rajonal.
Gjate konferences se perbashket per shtyp Ministri Bushati u shpreh se:
“Do te doja tju falenderoja ju dhe Qeverine gjermane per mbeshtetjen e pa kushtezuar dhe te pa kursyer e procesin e demokratizimit te Shqiperise dhe ne procesin e stabilizimit dhe normalizimit te rajonit tone. Eshte fakt qe paversisht veshtiresive qe perballet kontinenti yne dhe BE ne keto kohe krizash ne e kemi ndjere nga afer mbeshtetjen nepermjet iniciativave gjeramen kryesisht me ate ka te bej me Procesin e Berlinit, si per sa i perket normalizimit te marredhnieve mes Shqiperise dhe Serbise por dhe nje ecuri pozitive sa i perket dialogut mes Kosoves dhe Serbise, si dhe nje ritem me pozitiv ne bashkepunimin rajonal i demonstruar ne Konferencen per Ballkanin Prenedimor ne Berlin, ne Vjene dhe se shpejti ne Paris. Nuk ka pike diskutimi per askend nga ne ne rajon se fale lidershipit gjerman i ciftezuar dhe i harmonizuar me nje lloj deshire per te ecur perpara, sot per sot rajoni yne pavaresisht se perballet me sfidat e shtet ndertimit demokratik ka kaluar disa prej sfidave qe kane te bejne me stabilitetin rajonal. I shpreh mirenjohjen serish ne emer te popullit shqiptar per mbeshtetjen, per ekspertizen, per kontributin e taksapaguesve gjerman ne proceset e shtetndertimit demokratik, per ekspertizen qe kane dhene ne reformen ne drejtesi qe shpresojme te jete ne fazen e saj finale perpara se te behet realitet dhe per asistencen e vyer te agjensive gjeramene qe kane dhene gjate kesaj kohe ne Shqiperi”.
Nga ana e tij, Ministri Steinmeier vleresoi progresin e bërë nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe ne procesin e integrimit evropian, ku evidentoi nevojen per permbylljen e shpejte te reformes në Drejtësi, per vete Impakti i saj ne secilin prej prioriteteve, dhe ne jeten e çdo qytetari shqiptar. Duke u ndalur ne zhvillimet me te fundit ne rajon Ministri Steinmeier u shpreh se:
“Shqiperia eshte nje partner i rendesishem edhe ne kontekstin e stabilitetit per te gjithe Ballkanin Perendimor. Kush hedh nje veshtrim keto dite per nga vendet e Ballkanit Perendimor ai nuk do te shoh vetem qe ne Serbi jane organizuar zgjedhjet, por edhe ne vendin fqinj Maqedoni, pothuajse perdite po shtohen neper rruge irritime, proteste dhe konflikte. Prandaj tema Maqedoni na preku shume sot ne mengjes, dhe per kete ne diskutuam se bashku se cfare mund te bejme qe te evitojme konfliktet e metejshme te dhunshme ne Maqedoni. Qe te dy shprehim keqardhjen qe perpjekjet intensive nga BE dhe vecanerisht te Komisionerit Hahn, i cili eshte i angazhuar prej muajsh dite e nate dhe eshte perpjekur ne bisedime me palet ne konflikt qe te gjej nje zgjidhje dhe te garantoj legjitimitetin e zgjedhjeve te ardhshme”.
Ne lidhje me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare Ministri Steinmaier u shpreh se:
“Une gezohem per faktin qe ne kemi nje shkembim kaq te ngushte, i dashur Ditmir qe ti e kerkon kete shkembim per ceshtje qe jane te aktualitetit ne Shqiperi, keto jane perpjekjet per refoma qe qeveria jote po ndermerr prej disa vitesh tashme me nje angazhim te madh, nje sere reformash ekonomike qe jane ne rruge e siper dhe qe e kane cuar vendin ne nje stabilitet me te madh ekonomik. Sot ne mengjes ne plane te pare qendroj ajo pjese e reformave qe eshte per tu kryer. Une e di qe Edi Rama dhe ju jeni te angazhuar qe tani pjesa e rendesishme e reformes ne drejtesi te perfundoj. Kur ndermerren ndryshime ne institucione, ka edhe kundershtime nga vete institucionet une mund te shprehem me respekt te larte per gatishmerine qe ekziston ne Shqiperi per te terhequr nje ekspertize sa me te gjere nderkombetare dhe sa me gjeresisht te mundshme me qellim qe te kryhet nje refome sa me e gjere e gjyqesorit, nuk e kemi pare kudo dhe nuk e kemi pare as kudo ne Ballkanin Prendimor, prandaj une besoj se ajo cfar ju keni arritur perben nje model. Kjo ka marr forme tashme ne nje propozim ne nje reforme te balancuar te gjyqsorit dhe tani eshte momenti qe kjo refome te behet realitet. Ne e mbeshtesim kete me mundesite qe kemi dhe une dua te shpreh qartesisht qe Reforma ne drejtesi eshte nje gur themel i rendesishme per rrugen drejt BE-se dhe kjo do te gjej shprehje edhe ne raportet e Kosmisionit Evropian qe ju i prisni. Prandaj une mund te them tani respekt per ate qe eshte arritur deri tani, shpres dhe mbeshtetje qe ky propozim per refome te behet realitet ne Shqiperi”.
Duke iu referuar zhvillimeve më të fundit, sfidave që po përjeton sot Evropa nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, Ministri rikonfirmoi dhe një herë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke dhënë kontributin e saj në këtë luftë të përbashkët përkrah vendeve aleate të NATO-s. Ministri Steinmeier konfirmoi se se shpejti do te vizitoi Tiranen.
Gjate vizites se tij ne Berlin, Ministri Bushati zhvilloi nje takim me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Federale të Brendshme, Dr. Emily Haber, me Këshlltaret e Kancelares Merkel, Christoph Heusgen dhe Uwe Corsepius. Kriza migratore, bashkëpunimi politik dhe policor i Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë në këtë kuadër, lufta kundër trafiqeve, situata e rendit në vend ishin fokusi i diskutimit gjatë drekës së punës që Ministri Bushati pati me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Federale të Brendshme, Dr. Emily Haber. Ministri Bushati e njohu Sekretaren Haber mbi angazhimet e Shqiperise dhe planin e kontigjencave te hartuar nga Qeveria shqiptare ne kuader te perballimit te krizes migratore ne bashkepunim me partneret evropian.
Në takimin e zhvilluar në Kancelarinë Gjermane me Këshlltarin e Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Christoph Heusgen, dy bashkëbiseduesit u fokusuan në çështjet rajonale, situata dhe marrëdhëniet mes vendeve të Rajonit si dhe bashkëpunimi në përballjen e sfidave aktuale si migracioni dhe siguria. Ndërkaq, procesi i zgjerimit, një pasqyrim i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, reformat e ndërmarra, zbatimi dhe mbizotërimi i ligjit, vullneti dhe angazhimi politik ishin tema e takimit mes Ministrit Bushati dhe Këshilltarit të Kancelares gjermane, Uwe Corsepius.
Ministri Bushati ishte i ftuar ne aktivitetin e organizuar nga perfaqesues te shoqerise civile, studiues te marredhieneve nderkombetare dhe Human Rights Watch. Politika e Jashtme të Shqipërisë, reformat transformuese të vendit në kuadër të integrimit evropian, çështjet aktuale të të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Ballkan, si dhe agjende e Shqipërisë për Këshillin e të Drejtave të Njeriut, ishin ne fokus te këtij aktivitetit. Ministri ju pergjigj interesit te pranishmeve mbi nje sere ceshtjesh me interes per Plotiken e Jashtme te Shqiperise dhe rolin e saj ne rajon.
Në mbyllje të vizitës, Ministri Bushati ishte i ftuar në Komisionin e Çështjeve Evropiane në Bundestag, në një seancë dëgjimore, e ciladrejtohej nga Deputeti Gunther Krichbaum. Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati bëri një prezantim të ecurisë së reformave shtet-konsoliduese në vend, arritjet dhe sfidat ne luften kunder korrupsionit dhe Krimit te organizuar, ambiciet dhe perspektiven evropiane të Shqipërisë, angazhimet dhe përgjegjësisë e marra nëkuadër të integrimit në BE, roli i vendit tonë në Rajon dhe bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të përballimit të sfidave me të cilat po perballet kontinenti. Ministri Bushati iu përgjigj interesimit të deputeteve mbi zhvillimet më të fundit në rajon.
KOHA JONË SONDAZH

