Bushati në OSBE: Shqipëria mbështetje nga SHBA-BE për reformat

Shqipëria nuk ka vetëm vullnetin për të kryer reforma, por  dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të partnerëve si BE dhe SHBA. Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e 25 vjetorit të anëtarësimit të shqipërisë në OSBE, ministri i Jashtëm u ndal te reformat e ndërmara në mënyrë të veçantë, edhe në reformën në drejtësi, si një nga reformat më madhore  për vendin, ku edhe OSBE ka dhënë kontribut për realizimin e saj.

Sipas ministrit të Jashtëm shqiptar  “Qëllimi i reformës në drejtësi është që të sigurohet pavarësia e sistemit, llogaridhënia, profesionalizmi dhe efektiviteti, si dhe çrrënjosja e korrupsionit. Ky shtoi Bushati është një proces sfidues, i mbushur me vështirësi, por, ne kemi vullnetin politik për ti kryer reforma.

Ministri Bushati përsëriti edhe një herë kërkesën e Shqipërisë dhe të shumë shteteve të tjera pjesëmarrëse të OSBE-së që Kosova të jetë pjesëmarrëse në diskutimet që zhvillohen në forumet e kësaj organizate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ministrit ka ardhur koha që Kosova, ashtu si çdo vend tjetër i rajonit, së shpejti do të ketë një vend në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Ministri I jashtëm shqiptar theksoi nevojën për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në rajon, si një element kyç të forcimit të urave lidhëse mes popujve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?