Bushati: Paqja në Ballkan nuk mund të quhet e mirëqenë

Në konferencën e Komisioneve Parlamentare të Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ndërsa vlerësoi një sërë arritjesh pozitive në rajon theksoi se “Pavarësisht zhvillimeve pozitive, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, paqja dhe mirëqenie nuk mund të quhen të mirëqena.”

Bushati sqaroi se kjo ndërlidhet me mos harmonizimin e vendeve të Ballkanit ndaj problemeve të ndryshme duke marrë si shembull edhe situatën në Ukrainë ku theksoi se vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi harmonizuan qëndrimin e tyre me atë të BE.

SHKARKO APP