Bushati: PD pret të ndodhë një vrasje për akuzuar policinë
Partia Socialiste ka akuzuar sot opozitën se po sulmon Policinë e Shtetit. Pas akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Arben Ristani se bandat janë të lidhura me policinë dhe qeverinë, deputeti socialist Ervin Bushati tha se, kjo forcë politike vazhdimisht ka sulmuar policië kur kjo e fundnit ka vendosur rendin.
“Numri dy i Partisë Demokratike doli sërish sot përpara medias për të sulmuar Policinë e Shtetit dhe sigurisht, edhe qeverinë. Që Partia Demokratike të sulmojë policinë, kjo nuk është një gjë e re.
Pasi policinë opozita e ka sulmuar vazhdimisht, edhe kur ka vendosur rregull në trafikun rrugor, edhe kur ka ndaluar vjedhësit e energjisë elektrike, edhe kur çliroi Lazaratin nga prodhuesit dhe trafikuesit e drogës që për 20 vjet e kishin kthyer një copë të Shqipërisë në një ishull jashtë kontrollit të shtetit”, tha Bushati.
Por, theksoi Bushati, “reagimi i sotëm i zotit Ristani tregon mënyrën se si operon Partia Demokratike. Asnjë alternativë se si gjerat mund të bëhen më mirë. Asnjë përgjegjësi për çka ka ndodhur tetë vitet e fundit kur ata vetë qeverisnin. Por tamam si grabitqar pret me gëzim sa të ndodhe një vrasje për të drejtuar gishtin drejt policise”.
“Një ditë më parë, ministri i Brendshëm paraqiti disa shifra shumë domethënëse të punës së policisë së shtetit, shifra, të cilat as Partia Demokratike, as Arben Ristani, nuk guxuan t’i kundërshtojnë, por i pranuan pasi janë të vërteta.
Në vetëm një vit falë punës së policisë vrasjet janë ulur me 10,4%.
Numri i personave në kërkim të kapur nga forcat e rendit është rritur 19%, ndërkohë që janë sekuestruar rreth 19 milionë euro asete të veprimtarive kriminale”, tha Bushati.
“Që ende nevojitet shumë punë në luftën kundër krimit, kjo është e vërtetë. Njësoj siç është e vërtetë se policia që trashëgoi qeveria e re ishte lënë nga zoti Ristani, ish zëvendësministër i Brendshëm, si mos më keq.
E keqtrajnuar, e keqpajisur dhe sigurisht me individë të lidhur me krimin në krye të policisë që duhet ta luftonte krimin. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur numri dy i Ministrisë së Brendshme ishte Arben Ristani, i dënuar nga gjykata, me të kaluar penale.
Sigurisht që numri dy i Partisë Demokratike nuk flet për veten e tij, as për të kaluarën e tij. Partia Socialiste mbështet punën e Policisë së Shtetit dhe e inkurajon atë për të vazhduar luftën pa kompromis ndaj çdokujt që shkel dhe abuzon me ligjin”, tha Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

