Bushati: Qytetarët i besojnë më shumë një imami sesa qeverisë
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin “Open” në Top Channel mes analistit Andi Bushati dhe ministres Elisa Spiropali.
Debati nisi kur Bushati tha se imami Elvis Naçi ka mbledhur para më shumë se qeveria sepse njerëzit nuk i besojnë qeverisë.
Ja replikat
Bushati: Normalisht është e rëndësishme që të dihet nga vijnë ato lekët që thotë Spiropali për hir të transparencës. Ajo që është më shqetësuese është se Elvis Naçi grumbullon më shumë para se qeveria. Kjo do të thotë që qytetarët i besojnë më shumë një imami, prifti quajeni si të doni, më shumë sesa qeverisë
Spiropali: Qeveria nuk është shoqatë bamirësie. Qeveria ka mbledhur nga vendet partnere që janë solidarizuar me ne
Bushati: Po e them në kontekstin e besueshmërisë. Unë si qytetar dhuroj tek Elvis Naçi dhe jo tek qeveria. E kupton ku ka shkuar puna. Elvis Naçi ka grumbulluar 10 fishin e qeverisë.