Bushati: Rrëzuam zërat skeptikë, bashkëpunim për transformimin e rajonit

Ministi i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka vlerësuar se 1 vit pas marrëveshjes së firmosur në Prizren, janë rrëzuar zërat skeptikë për këtë bashkëpunim.

Ka kaluar pak më shumë se 1 vit nga marrëveshja e Prizrenit dhe eksperienca e grumbulluar kundërshton zërat skeptikë.

Në fokus të punës tonë është zhvillimi ekonomik, ndaj dhe protokolli për nxitjen e tregtisë do të krijojë nxitjen e një tregu të përbashkët.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe si kandidat për në BE do të vijojë të mbështesë Kosovën për MSA dhe liberalizimin e Vizave dhe anëtarësimi e saj në organizata rajonale me të drejta të plota.  

Evropës i duhet të përballet me sfidat rajonale. Bashkëpunim dypalësh është thelbësor. Bashkëpunim kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Konferenca e Berlinit është një ogur i mirë për transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Bushati.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy shteteve, ka theksuar bashkëpunimin dhe lobimin e dy vendeve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

"Shtetet tona në Prizren kanë hedhur bazat për të ardhmen. Partneriteti strategjik mbështetet në disa parime dhe vlera të përbashkëta. Ndjekim të njëjtin parim, dy Ministritë e Jashtme kanë bërë punë të mirë. 

Një nga pikat e marrëveshjes ka qenë që Kosova të integrohet me të drejta të plota në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Mbështetje e tillë e Shqipërisë është bërë në disa organizata të rëndësishme. Synojmë të hapim një bashkëpunim të ri me NATO-n. 

Lobimi që Rama ka bërë në Rumani dhe vende të tjera ka çuar më të tej hapjen e negociatave për njohjen e Pavarësisë. Do koordinojmë punën tonë për të bindur shtete e tjera të njohin Kosovën si një shtet sovran. 

Një bashkëpunim i ngushtë edhe me shqiptarët në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Na takon të implementojmë projekte të përbashkët për harmoninë fetare. 

Kosova pret të nënshkruajë së shpejti MSA.  Shpresojmë se këtë vit Shqipëria do të hapë negociatat. Mbështesim perspektivat Evropiane për Serbinë,  Malin e Zi e Maqedoninë"

SHKARKO APP