Ditmir Bushati thotë për Ramën: Futja në listë e Nasipit, Lefterit dhe Alqi Bllakos është turp dhe skandal

Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Ditmir Bushati kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një debat të tensionuar në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste.
Burime për mediat bëjnë me dije se shkak për sherrin mes Ramës dhe Bushatit është bërë kërkesa e këtij të fundit, që në listat e PS-së të mos jenë persona të dyshuar për lidhje me krimin dhe afera korruptive, si Nasip Naço, Lefter Koka e Alqi Bllako.
Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të krysesisë së PS-së. Nuk ka arsye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëvë të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët. Nëse do të ma pranoni një këshillë personale, personat e lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në, mos i përfshini në lista sa jeni ende në kohë”, është shprehur ndër të tjera Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?