Bushati: Shqipëria, anëtare e besueshme e NATO-s

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në fjalën e mbajtur sot në hapje të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, deklaroi se shtatë vitet e anëtarësimit tonë në Aleancë e kanë shndërruar Shqipërinë në një aktor të rëndësishëm rajonal që ka angazhimin e duhur per sfidat me të cilat përballet sot siguria europiane.

“Anëtarësimi në Aleancë për Shqipërinë ishte rezultat i demokratizimit të vendit dhe mbi të gjitha shprehje e përkatësisë europiane të saj”, tha ministri.

“Ne kemi dëshmuar, -theksoi Bushati, -se jemi anëtarë të besueshëm të NATO-s dhe ne vazhdojmë të mbështesim politikën e dyerve të hapura të organizatës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa i takon Kosovës, – përfundoi ai, – ne besojmë se një rrugë e qartë dhe e mirëpërcaktuar drejt proceseve integruese si në BE e NATO janë parakusht për të pasur një siguri të qëndrueshme e stabilitet demokratik për rajonin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Angazhimi ynë përmes misioneve të NATO-s është dëshmi e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë sonë. ‘Kjo frymë na nxit të vijojmë kontributin tonë duke rritur nivelin e pjesëmarrjes”, shtoi Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?