Bushati: Situata në Kumanovë nuk i shërben stabilitetit në Maqedoni
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar, me pasoja të rënda në jetë njerezish, dëmtime të pronës dhe rendit publik.
Në një dalje për mediat, Bushati tha se kjo situatë nuk i shërben stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë. Numri 1 i diplomacisë shqiptare tha se do të nxisim autoritetet maqedonase që kjo cëshjte të adresohet te parimet e përbashkëta europianë për të mbajtur gjallë frymën e etnive
“Mesazhi ynë është i qartë, ne dëonojmë dhunën. Kjo është e papranueshme për një shoqëri demokratike
Kuptojmë shprehjen e revoltës së humbjes se jetës njerëzore, por kërkojmë qetësi dhe vetëpërmbajtje. Çdo përshkallëzim nuk i shërben stabilitetit dhe prosperitet maqedonas.
Harmonia e marrëdhënive ndëretnike është thelbësore për stabilitet.
Siguroj opinionin publik se do jemi në kontakt me aktorët në Maqedoni dhe me aleatët. Shqiptarët janë promotorë të paqes, prespektivës në rajon dhe besoj se edhe zgjerimi i vatrave të prekura nga kriza sic janë edhe informacionet, në radhë të parë nuk i shërben stabilitetit të Maqedonisë.
Ne do të nxisim autoritetet maqedonase që kjo cëshjte të adresohet te parimet e përbashkëta europianë për të mbajtur gjallë frymën e etnive.
Në Maqedoni ka pasur një situatë politike të trazuar, ky komunikim ka qenë edhe me partnerët strategjikë ku Shqipëria është ftuar të japë kontributin e saj për të krijuar një mjedis më të përshtatshëm në Maqedoni”, tha Bushati.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme
“Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzik të mëtejshëm të situatës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë
Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është esenciale për stabilitetin demokratik dhe busull orientuse për rrugëtimin Euro-Atlantik të Maqedonisë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.