Bushati sot në Athinë, në fokus çështjet e nxehta mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, do të vizitojë zyrtarisht Athinën sot dhe nesër (21 – 22 mars), në një vizitë që konsiderohet më e rëndësishmja e tij jashtë vendit. Në një intervistë për Ora News, Bushati tha se do të pritet në takime nga homologu i tij grek Nikolaos Kotzias por edhe autoritetet më të larta të vendit, si edhe përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe shoqata të emigrantëve shqiptarë.

Në fokus të bisedimeve do të jenë çështjet më të nxehta mes dy vendeve, si ligji i luftës, marrëveshja e kufirit detar, minoriteti grek në Shqipëri, integrimi i Shqipëri të cilat sipas shefit të diplomacisë shqiptare nuk pritet të zgjidhen përmes një procesi të lehtë.

Ditmir Bushati: Dihet menuja e çështjeve të pazgjidhura apo çështje që kërkojnë adresim më të mirë. Besoj se të dyja palët kanë punuar paraprakisht në nivelet e ekspertëve për të skicuar disa rrugëdalje dhe mendoj se nga ana tjetër mendoj se nuk do të jetë një proces I lehtë pasi dihet ekzistenca e stereotipeve deri diku negative, shpeshherë aciditeti që ka shoqëruar marrëdhëniet e të dy vendeve, dy fqinjë strategjikë që nuk injorojnë dot njëri tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë minsitri i Jashtëm shqiptar shprehet se Tirana zyrtare është e qartë në kërkesat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve qofshin ato historike apo të aktualitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditmir Bushati:Ne kemi një qartësi për mënyrën si do të adresohen një pjesë të cështjeve, qoftë të karakterit historik, qoftë të aktualitetit të tanishëm. Besoj se kjo është përgjigje më tej për spekulantët dhe spekulimin ndërmjet partisë dhe Shqipërisë

Ministria e Jashtme informon se gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati krahas bisedimeve me homologun Kotzias, do të pritet në takime të veçanta nga autoritetet më të larta shtetërore greke. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?