Bushati sulmon Ramën: Njerëzit janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën një regjim
Analisti Andi Bushati i ka “legjitemuar” grumbullimet e qytetarëve në takimet me Lulzim Bashën, të cilat bëhen në shkelje të protokollit anti-Covid.
I ftuar në emisionin Open analisti deklaroi se njerëzit dalin se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus.
“Kur njerëzit u grumbulluan në qendra tregtare Rama, jo që nuk shkruajti në fb, por as oligarkëve nuk i vuri njeri t’i vinte gjobë. Në kulm të pandemisë tek teatri provokuan gjithë atë sherr e aty është sheshi asgjë nuk kanë bërë. Pavarësisht hipokrizisë, ka një gjë interesante tek statusi i Ramës, kur thotë për mollaqet e Lulit e mustaqet e Saliut. Ore a ka njeri që të sakrifikojë jetën për ta? Ata dalin në rrugë se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus. Prandaj është ashtu fushata e tij që ka dy ditë që kritikon. Sot janë në situatën që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën regjimin e Ramës”-, tha Bushati.