Busti i Skënderbeut në Budapest, Meta: Simbol i rifreskimit të bashkëpunimeve mes dy vendeve

Busti i heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu është vendosur sot në qytetin e Budapestit. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar, Presidenti Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian. ”Vlerësuam se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara aq sa duhet dhe se shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme”,-shkruan Meta në facebook. Po ashtu kreu i shtetit e cilëson si simbol të rifreskimit të bashkëpunimeve të ngushta mes dy vendeve, Shqipëri-Hungari.

Postimi i plotë

Mikpritje e ngrohtë dhe miqësore në Budapest, nga homologu im, Janos Ader. I lumtur të konfirmonim se marrëdhëniet e shkëlqyera, historike dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe të thellohen më tej, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme, që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian, që na ka motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e pakthyeshme të reformave dhe plotësimit të të gjitha kushteve të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësuam se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara aq sa duhet dhe se shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme.

E falenderova Presidentin Ader për kënaqësinë e veçantë, që më dha, për të përuruar së bashku bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest, simbol të rifreskimit të bashkëpunimeve të ngushta mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe së ardhmes së tyre premtuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?