Butrinti/ Zhupa: Presidenti nuk do ta dekretojë ligjin, do të hapë një rrugëtim të ri
Deputetja dhe anëtarja më e re e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se beteja për Butrintin ka nisur sot me një letër zyrtare drejtuar Presidentit të Republikës. Sipas saj Presidenti nuk do ta dekretojë ligjin për Butrintin, gjë që sipas saj do të hapë një rrugëtim të ri.
”Vazhdon beteja ligjore e Butrintit. Beteja sot nisi me një letër zyrtare drejtuar presidentit të Republikës. Presidenti, siç ka qenë deri sot gardian i interesit publik, ka kthyer ligjin e teatrit, kjo është një gjë e ngjashme kur i jepet një privati kundrejt asaj që është trashëgimia kulturore dhe interesi publik.
Unë jam shumë e bindur që Presidenti i Republikës do ta kthejë ligjin në parlament, pra nuk do ta dekretojë këtë ligj. Këtu hapet një rrugëtim i ri i cili detyron dhe një herë kthimin në të gjitha komisionet, debatimin dhe një herë me grupet e interesit dhe mundësinë për të pasur ndryshime në këtë ligj”- theksoi deputetja Zhupa.