Buxheti 2023, Alibeaj: Kryeministri gojëndyrë, e çon si gosti për miq dhe klientët

Pas 28 orësh diskutime, edhe të forta dhe me gjuhë të shfrenuar, buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2023, u miratua në parim me 76 vota pro dhe 40 kundër, por votimi u mbyll me sherr.

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2023. Për të ky buxhet shkoi si gosti për miq e klientë nga një kryeminsitër gojëndryë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë.

“Nuk do shumë mund për të kuptuar sesa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarkë vërdallë! Kjo ndodh teksa #Buxheti2023 shkoi si gosti për miq e klientë, nga një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë. Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi. Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë”, shkruan Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?