Buxheti 2024, kryeministri Rama: Rritet me 15 mijë lekë paga për infermierët

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm për buxhetin e ri 2024 dhe për pjesën e mjekësisë.

Rama ka bërë me dije se do të ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se pagat për infermierët do të rriten me 15 mijë lekë.

“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”- shkruan Rama.

SHKARKO APP