Buxheti 2024, Rama: Mbështet zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla, për të inkurajuar talentet sportive të nxënësve

Buxheti 2024 për arsimin dhe sportin do të mbështesë zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook ka postuar pamje nga “Shkolla e Kuqe”, ku ekipet sportive të volejbollit e basketbollit, si dhe klubet e shkollës për shah, boks e disiplina të tjera, ofrojnë për nxënësit mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar aftësitë e tyre, si pjesë e lëvizjes sportive në shkolla.

“Me buxhetin 2024 do të mbështesim zgjerimin e ekipeve sportive në disiplina të ndryshme, për të inkurajuar talentet sportive të nxënësve tanë, që janë krenari e shkollave dhe të gjithë komunitetit”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gjithë shkollat e vendit janë mbi 10 mijë nxënës, 700 skuadra dhe mbi 400 trajnerë të angazhuar në këtë lëvizje të madhe sportive në shkolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?