Buxheti, Meta takohet me Ramën në Kryesinë e Kuvendit
Kryeministri Edi Rama ia drejtua kryesisë së Kuvendit paraditen e sotme ku po zhvillohet takimi i radhës me drejtuesin e këtij institucioni, Ilir Meta.
Ky takim vjen pas një sërë takimesh që kryeministri ka zhvilluar me bashkëdrejtuesin në koalicionin qeverisës Ilir Meta.
Rama e Meta mësohet se nuk do të kenë fokus të bisedimeve koalicionin qeverisës. Takimi mes tyre vjen një ditë para seancës së nesërme parlamentare, ku pritet te diskutohet nen për nen buxheti i vitit të ardhshëm dhe paketa fiskale.
Pikërisht para kësaj seance Meta dhe Rama duket se po marrin masa edhe për protestën e paralajmëruar të opozitës para Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

