Buzëqeshje dhe batuta në Bruksel, Borrell pas takimit veçmas me Kurtin dhe Vuçiç: Zgjidhim krizën në veri

Në Bruksel nuk pati  takim trilateral. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka takuar veçmas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me misionin kryesor: uljen e tensioneve.

“Duhen ide konstruktive dhe gatishmëri për kompromis për të adresuar krizën e vazhdueshme në veri të Kosovës”, njofton Borrell në profilin e tij zyrtar në Twitter.

“Politika duhet të ketë vlera”, është fraza që dëgjohet t’i thotë kryeministri Kurti, ndërmjetësuesit Borrell. “Ja ku jemi sërish”, dëgjohet të thotë Borrel, përballë Kurtit në tryezë, ku i pranishëm është edhe i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës shkoi në Bruksel me synimin e qartë që të flasë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga Serbia.

SHKARKO APP