Bykykbashi: Me ndryshimet e njëanshme të rregullave të zgjedhjeve, Rama po kërkon të reduktojë humbjen në 25 Prill

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë dalë në një konferencë urgjente shtypi në selinë e PD-së.

Duke marrë shkas nga deklaratat e sotme të kryeministrit, Bylykbashi deklaroi se me ndryshimet e njëanshme të rregullave të zgjedhjeve, kanë për qëllim reduktimin e humbjes së Edi Ramës në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm.

“Ndryshimet e njëanshme jo vetëm nuk sigurojnë lista të hapura, por u heqin të drejtën partive politike të garojnë të lira në një koalicion, i cili, megjithatë, do ta mundë Edi Ramën në të 12 qarqet e Shqipërisë”, deklaroi Bylykbashi.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik deklaroi se asnjë truk dhe asnjë tentativë e Edi Ramës nuk do ta ndalë fundin politik të kësaj maxhorance në 25 prill dhe fitoren e opozitës në zgjedhje, pasi siç tha ai, sidoqë ta bëjë sistemin, opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu, teksa komentoi dhe draftin e PS-së për Kodin e ri Zgjedhor, eksperti i PD-së theksoi se nene te veçanta të Kodit që do të miratohen sot në Kuvend, bien ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Modeli Italian (linku: https://it.m.wikipedia.org/wiki/Sistema_elettorale_italiano)

Nga ana tjetër, ish-ligjvënësi demokrat rrëzoi dhe tezën e Edi Ramës për “modelin shqiptar të koalicioneve”, ku Bylykbashi tregoi edhe vendin ku përdoret ky model në hapësirën e Bashkimit Europian.

“Koalicioni me listë të përbërë që është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni dëgjuar Edi Ramën që thotë se nuk ekziston askund në Europë modeli shqiptar dhe se si do të tërhiqet, nëse ka një vend që e aplikon. Në vitin 2003 këtë model e miratuam me konsensus. Në 2017-ën, Italia miratoi ligjin “Rosato”, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian, koalicionin me listë të përbërë, siç e kemi sot. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal, apo nivel bashkie në Itali. Ligji “Rosato” dhe Ligji “Tatarella” aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Kjo rrëzon tezën e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Është një model që është përdorur në Francë, në Belgjikë. Koalicioni me listë të përbërë është në fuqi në Itali, një nga vendet demokratike të BE-së”, u shpreh Bylykbashi.

Kandidimi i kryetarëve ne 4 qarqe

Po ashtu, Oerd Bylykbashi komentoi dhe ndryshimin në Kodin Elektoral që parashikon kandidimin e kryetarëve të partive në 4 qarqe.

Për demokratin ndryshimet e njëanshme janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhje të lira e të ndershme. Por tha ai, Opozita do ta mundë Edi Ramën në të 12 qarqet e vendit.

“Dhënia e të drejtës e një kryetari partie për të kandiduar njëherësh në 4 qarqe është një pazar i ulët që Edi Rama ka bërë me qëllim heqjen e koalicioneve me listë të përbërë, duke mashtruar shqiptarët se do të hapte listat. Ky pazar, për kandidimin në 4 qarqe të kryetarëve të partive, bie ndesh me rekomandimin nr. 2 të vitit 2009 të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri. Në atë kohë, ODIHR-i konsideroi se kjo binte në kundërshtim me parimin e barazisë dhe mos diskriminimit. E çon procesin zgjedhor kundër standardeve të OSBE/ODIHR-it, sepse e di shumë mirë që koalicioni i opozitës në të 12 qarqet e mund thellë”, deklaroi Bylykbashi.

#LIVE - Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili

lajmi në përditësim ….

SHKARKO APP