Bylykbashi: Basha të largohet, e ka kthyer PD në një aset toksik për opozitën
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se Lulzim Basha duhet të largohet. Për të kryetari duhet ti hapë rrugën një zhvillimi të shëndoshë të Partisë Demokratike sepse është kthyer në aset toksik për opozitën.
“Fitorja e Shkodrës ishte kurora e një beteje të fortë elektorale. Provuam që jemi opozita reale, ajo që besojnë njerëzit dhe jo oferta fallco që Lulzim Basha ofroi me një logo të vjetër, që nuk është e PD, që Kuvendi i 11 dhjetorit nuk e konsideron. Është një rezultat vërtet skandaloz për Lulzim Bashën që duhet sa më parë t’i hapë rrugën një zhvillimi të shëndoshë të Partisë Demokratike sepse është kthyer në aset toksik për opozitën”,-tha për ”Tv Klan”.
Akuza ndaj Bashës pati edhe anëtari tjetër i Komisionit të rithemelimit Çlirim Gjata, i cili tha se Basha nëpërmjet personave të tjerë kanë ka ofruar para për të blerë vota më 6 Mars.
Si kurrë më parë, Partia Demokratike humbi në të 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit, aq sa në bashkinë e Vorës mori vetëm 700 vota. Koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” fitoi bashkinë e Shkodrës, dhe doli forcë e dytë në 5 bashkitë e tjera.