Bylykbashi flet për arritjen e marrëveshjes: Mazhoranca tentativë për të kapur komisionet zgjedhore. Ja pse u dorëzua tek administrata

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka folur sot në News24 për dakordësinë e arritur dje për administrimin e zgjedhjeve dhe votimin biometrik.

Bylykbashi tha se ka ende propozime dhe diskutimet që nuk janë finalizuar por e cilësoi votimin biometrik një pengesë për mbushjen e kutive me vota të pavërteta. Ai theksoi se depolitizimi i administratës zgjedhore do të jetë gradual.

Dje u arrit të mbylleshin elementë të rëndësishëm. Ajo marrëveshje është më e gjerë. Ka pasur diskutime, ka propozime por nuk janë finalizuar. Duke iu referuar dakordësisë dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisionet zgjedhore. Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbetet siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre. Atëherë do të aplikohet formula e re që do të shkohet drejt depolitizimit. Por depolitizimi do të jetë gradual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisionet janë të caktuara nga partitë politike. Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan. Edhe tentativa e fundit ishte që qeveria t’i kapte 5 me 2. Ne nuk rindezim konfliktin politik, marrim masa që në zgjedhjet e tjera të ndryshojnë. Këto komisione do të vijojnë të bëjnë detyrën e tyre. Do fusim garanci shtesë,. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë. Sot kutitë e votimit mbushen fshatshe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti. Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta. Nqs e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme. Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument. Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo. Sigurisht bie në raport me situatën aktuale por kur të shkojë në një komision tjetër komisionerët e shohin se ka shenjën. pajisja është shumë e thjeshtë, mban gjurmën e çdo zgjedhësi. Nëse tenton, njerëzit thonë po sikur të votoj me kartën e një emigranti, do lërë gjurmën e tij dhe kur të shkojë për të votuar në emër të tij, do jetë sërish me të njëjtin gjurmë. Atëherë ai shkon në burg”, deklaroi Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket deklaratës së opozitës parlamentare dhe kushteve të vendosura për votën e emigrantëve, Bylykbashi tha se do ketë dispozita që i hapin rrugë votimit të emigrantëve por evidentoi një dështim të qeverisjes. “Do bënë në pah një dështim të qeverisë, qeveria nuk ka bërë gati ende regjistrin e emigrantëve jashtë vendit. Pa u regjistruar në këtë regjistër nuk mund të marrë të drejtën e votimit”, tha ai.

Bylykbashi theksoi se tentativa (nga maxhoranca) ishte flagrante agresive që të kapte komisionet zgjedhore, t’i bënte 5 me 2 në gjithë Shqipërinë. “Sot gjysmën e ka maxhoranca, gjysmën opozita. Donte t’i merrte maxhoranca të gjitha, në QV, në KQZ e VNV. Ne kishim propozuar dje që 3 komisionerët jo politikë të mos jenë nga administrata publike dhe pas këtyre zgjedhjeve kryetari i komisionit të qendrës së votimit nuk do të vijë kurrë nga administrata publike, qoftë PD apo PS. Ne e bëmë këtë propozim, kur Rama e pa që nuk i jepte atë që donte u dorëzua tek administrata. Kemi pranuar që pas këtyre zgjedhjeve do futet modeli i ri. Edhe ODIHR e përshëndeti këtë qasje”, tha Bylykbashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?