Bylykbashi: Gratë e PS-së po përdoren si çetë! Nikolla i ndërpret fjalën: Të të vijë turp

Në sallën e Parlamentit të Shqipërisë nuk ka qetësi, në një kohë që jashtë po mbahet një protestë ku edhe atje ka përplasje.

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar pasi deputetet e Aleancës së Grave të PS-së kërkuan përjashtimin e Sali Berishës. Bylybashi tha se po përdoren si çetë, por që kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.

Bylykbashi: Juve do mbaheni mend si drejtuesja e Kuvendit që ka shkelur në mënyrën më brutale Kushtetutën dhe rregullat e Kuvendit. Ajo që është për turp sot është që gratë po përdoren si çetë për të vrarë të drejtën kushtetuese e të çdo deputeti.

Nikolla: Të heq fjalën s’ke të drejtë të ofendosh zonjat e nderuara. Të të vijë turp dhe të kërkosh ndjesë. S’të lejoj më të flasësh.

SHKARKO APP