Bylykbashi i përgjigjet përfaqësuesit të kryeministrit: Kushtëzim me qëllim bllokimin e Reformës Zgjedhore

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i përgjigjet përfaqësuesit të kryeministrit Rama, Damian Gjiknuri, teksa e shikon si kushtëzim me qëllim bllokimin e Reformës Zgjedhore

“Deklaratat e sotme të përfaqësuesit të Kryeministrit në Reformën Zgjedhore, nuk janë asgjë tjetër veçse kushtëzim i saj me një qëllim të vetëm: të bllokojnë reformën zgjedhore dhe PS të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë kriminelët.

Qëndrimet e PS në reformë, synojnë që vjedhjes së zgjedhjeve t’i vendosin vulën e gjykatësve që kanë vënë nën thundër dhe presion politik me vetingun, siç e thotë troç ODIHR-i në raportin përfundimtar për 30 qershorin 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

OSBE/ODIHR-i e tha qartë se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marrë në konsideratë interesin e zgjedhësve për të zgjedhur të lirë dhe në fshehtësi dhe për pluralizëm demokratik. Opozita e bashkuar, në përputhje me angazhimin e saj publik ka bërë propozime që synojnë të mbrojnë votën e shqiptarëve nga kriminelët dhe të korruptuarit që rrethojnë Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi i Opozitës së Bashkuar për një qeveri kujdestare pa Edi Ramën, ‎është garancia që masat e reformës zgjedhore nuk mbeten vizatime në letër, por garantojnë realisht interesin e zgjedhësve shqiptarë. Opozita nuk pranon reformë farsë, por vetëm një reformë zgjedhore të vërtetë!”, shprehet Bylykbashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?