Deputeti i PD-së, Bylykbashi: Lulzim Basha do të shkarkohet më 11 dhjetor
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, flet i prerë kur thotë se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor, Lulzim Basha do të shkarkohet. I ftuar në emisionin ”Opinion”, ai shpjegoi sesi do të jetë procesi i punës në atë Kuvend të thirrur nga Sali Berisha.
”Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngreh komisionin e vet dhe verifikon format se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi. Kryetari do shkarkohet në Kuvendin e PD-së.
Pasi verifikohet korumi do merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet”- tha Bylykbashi.