Bylykbashi kolegëve demokratë: Basha është i shkarkuar, mos i kërkoni dorëheqjen
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD, thotë se Lulzim Basha është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ndaj edhe nuk ka sesi të japë dorëheqjen.
”Mos të harrojmë Kuvendin në 11 dhjetor. Ata që e ndjekin Bashën në këtë rrugëtimin e tij që të gjithë po i çudit. Më datë 11 ai Kuvend nuk zhbëhet. Më shumë se simbolika, 11 dhjetori është kuvendi që bëri dy gjëra të rëndësishme.
Ndryshoi statutin dhe u fut referendumi që u zbatua më 18 dhjetor. Dikush kërkon dorëheqjen, nga dikush që është i shkarkuar nga partia.
Besoj se kolegët e mi do të arrijnë te konkluzioni se rruga më e thjeshtë për ta, për të ruajtur edhe dinjitetin është që të mos lodhen fare, t’i kërkojnë dorëheqjen; bashkimi me vendimin e 11 Shjetorit për shkarkimin e mbyll këtë diskutim”.