Bylykbashi: Kolegji Zgjedhor ndoqi linjën e PS. Rama po fsheh kriminelët pas numrave
Kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka komentuar vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor që vendosi që fleta e votimit të jetë me numra duke thënë se ky Kolegj ndoqi linjën e PS.
“Së pari unë do të thoja që Kolegji Zgjedhor ndoqi linjën e PS. Ishte në fakt ajo që pritej. Edhe në reformën zgjedhore askush nuk priste që Kolegji Zgjedhor të jetë pika që do të zgjidhte problemet. Dhe atë që synoi, që nuk e mori dot nga Komisioni Qendror Zgjedhor, e bëri këtë herë. Sepse KQZ miratoi një fletë që i përgjigjet interesit publik, me emra. PS tha do se do ta zgjidhë në KAZ ose në Kolegj Zgjedhor dhe kështu e bëri. Ajo që është e qartë është që Kolegji Zgjedhor ka ndjekur linjën e PS. Ajo që ndodhi me listat me numra, i heq rëndësinë individëve që sjellin partitë. Me këtë tentativë Edi Rama duke vënë një fletë me numra, po fsheh kandidatët e saj. Është një tentativë për të fshehur emrat. Ajo që ka rëndësi është fleta e votimit standarde me nje votim preferencial, ku votuesi zgjedh edhe kandidatin. Në Evropë është me numra. Përfiton së pari se listat fshihen pas numrave, të korruptuarit që janë mamuthë të korrupsionit qeveritar”,- tha Bylykbashi për Syri TV.