Bylykbashi: Kutitë e votimit do jenë të mbrojtura nga mbushja me vota false
Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik se marrëveshja politike po implementohet në ndryshimet e Kodit Zgjedhor që do të kalojnë në Parlament.
Bylykbashi tha se sot është vendosur për detajet e identifikimit biometrik dhe për çështjen e financimit të partive.
“Kemi diskutuar për procesin e identifikimit biometrik. Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura nga mbushja me vota false. Kushdo që do të guxojë të votojë më shumë se njëherë do të identifikohet dhe do të kalojë për ndjekje penale”,- tha Bylykbashi.