Bylykbashi: Listat zgjedhore po manipulohen nga bashkitë socialiste me urdhrin e Ramës

Në një prononcim për medias pas tryezës për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i PD-së, u shpreh se opozita e bashkuar ka bërë propozimet e veta në këtë tryezë.

Bylykbashi u shpreh se një ndër to ishte rregullimi i përhershëm për financimin  partive politike në mënyrë që të mos ketë shmangie nga transparenca.

Bylykbashi: Opozita e bashkuar ka bërë një propozim që rregullon në mënyrë të përhershme financimin e partive. Transparenca të jetë e plotë dhe të mos ketë asnjë mundësi shmangie. Propozimi ynë që do t’i qëndrojnë është një qëndrim drastik. Ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve nuk mund të marrë para dhe kush financon subjektet politike nuk mund të marrë tendera nga shteti, për të shkëputur kapjen e zgjedhjeve dhe partitë politike nga oligarkët. Ne forcojmë mekanizmat e kontrollit e deklarimeve që bëjnë partitë politike, me reklamat që bëjnë dhe pastaj tallen duke bërë deklarime qesharake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Bylykbashi tha se bashkitë socialiste, me urdhrin e Ramës, po manipulojnë listat zgjedhore duke regjistruar votues fiktivë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bylykbashi: Listat zgjedhore po manipulohen nga bashkitë socialiste me urdhrin e Ramës, duke regjistruar votues fiktivë edhe nëpër lulishte, që të fitojnë kandidatët e PS-së. Sot kuptuam qartë se qeveria nuk ka asnjë mas që zgjedhësit të votojnë aty ku banojnë, as nuk ka pajisur qytetarët me mjete identifikimi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?