Bylykbashi: Më 11 dhjetor do të rithemelohet PD-ja, Basha është i konsumuar

11 dhjetori po afron dhe këtë të shtunë në stadiumin ”Air Albania”, do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Deputeti Oerd Bylykbashi thotë se Kuvendi thirret nga anëtarësia dhe jo nga burokracia e lidershipi. Po ashtu ai nënvizon se kryetari Lulzim Basha duhet të kërkojë falje për të gjitha katastrofat që e ka çuar PD nga humbja në humbje.

”Më datë 11 dhjetor mblidhet Kuvendi që për herë të parë thirrjet nga anëtarësia dhe jo nga burokracia e lidershipi, sepse ne nuk kemi lidership. E thërrasin ata që mendojnë se shumë gjëra kanë shkuar keq në PD. Janë humbur shumë mundësi dhe janë konsumuar energji të shumta, duke i hequr shpresën shumë personave që mendojnë do të fitojnë. Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë shkaktuar dhe i pari është kryetari i partisë, Lulzim Basha.

Basha ka 8 vite që e ka çuar partinë nga humbja në humbje dhe tani nuk ka guximin që të mos e marrë përsipër fajin. Në çdo demokraci normale ai duhet të ishte larguar më parë. Kushdo që vjen pas tij, do ta ketë taksative, humbet se ishte i paaftë me ata që grabisin votën, largohet menjëherë. 11 dhjetori si Kuvend i thirrur nga delegatët mendoj se do ta rithemelojë partinë me vlerat e demokracisë dhe jo me vlerat e njëshit që nuk e lëshon partinë.

Ai e vë nën sqetull partinë me gjithë vulën dhe nuk e lëshon. Ne duhet t’i hapim shtegun një gjenerate të re. Edhe Basha është ri, por është një figurë e konsumuar. Ai duhet ta kishte çuar para partinë dhe drejt fitore, po nuk e ka bërë. 11 dhjetori do ta rithemelojë këtë gjë”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP