Bylykbashi: Më 25 prill, duke përzënë Ramen nga pushteti, fiton Shqipëria!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se qytetarët e Durrësit po vidhen çdo ditë, ndërsa shprehu bindjen se në 25 prill me largimin e Ramës, fiton Shqipëria.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bylykbashi theksoi se qeveria aktuale, bleu votat e hallexhinjve me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar e me to erdhën ne pushtet dhe sipas tij i futën thonjte Durrësit e nuk e leshojnë.

REAGIMI I BYLYKBASHIT

Durresi i takon durrsakëve, jo hienave!

Blene votat e hallexhinjve me parate e korrupsionit dhe krimit te organizuar e me to erdhen ne pushtet dhe i futen thonjte Durresit e nuk e leshojne.

Me pas ia dhane shitblerjen e votave me konçension organizatave kriminale qe e kthyen Durresin ne kryeqytetin e krimit te organizuar.

Dhane me konçension sherbimin urban ne Durres. Plehrat ia paguajmë me paratë e durrsakeve koncensionit te Tiranes. Zhvillimi urban eshte praktikisht i dhene me “konçension” ne duart e pak ndertuesve.

Porti nuk eshte me i durrsakeve. Sapo dhane nje konçension tjeter. Madje portin dhe bregun e detit prej se paku 3 km do t’ia japin arabeve. Durrsaket nuk do ta shohin me detin siç e shohin sot.

Bashkine e ka marre me konçension Kryeministria. Çfare vendos Rama ekzekutohet ne Durres nga drejtoresha e pergjitheshme e bashkise.

Tashme paskan vendosur edhe qe varrimin dhe respektin e fundit te dashurve te tyre, durrsaket do te duhet ta negociojne me konçensionarin e varrezave. Nuk mjaftojne taksat qe paguajne po duhet te paguhet edhe konçensionari per banesen e fundit. Turp!

Kane nje shprehje durrsaket per kete sjellje grabitqare te ketyre qe po i qeverisin: “Kush mur, dul”. E thene ndryshe, “Kush mori, doli”. Pra marrin ç’te marrin dhe ikin. Thjesht grabitqare qe ne ikje e siper po marrin edhe luget dhe filxhanet.

Me 25 prill duhet te shkojme te votojme masivisht qe t’ia kthejme Durresin durrsakeve. Me 25 prill, duke perzene Edi Ramen nga pushteti, fiton Shqiperia.

SHKARKO APP