Bylykbashi: Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, fitore e opozitës

 

Kryetari i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, e ka konsideruar votimin e ligjit të dekriminalizimit si një fitore të opozitës.

Bylykbashi nëpërmjet statusit të tij social Facebook të premten heret shprehet: “Sot u përmbyll një betejë njevjeçare kundër kriminalizimit. Fitore e opozitës mbi inkriminimin ! Shqipëria do ishte me e mirë nese nuk do të kishte nevoje për dekriminalizim. Por kur e keqja të ze, duhet përballur. Tani fillon beteja e vërtetë, largimi i qeverisë dhe të inkriminuarve të saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji për dekriminalizimin i votuar në parlament një ditë më parë me shumicë votash u mirëprit nga ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet një deklarate publike, ashtu si dhe eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe eurokomisioneri Eduard Kukan në statuset e tyre sociale Facebook dhe Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?