Bylykbashi nga foltorja e Kuvendit: Edi Rama e ka kthyer parlamentin në varrmihësin e demokracisë

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi duke folur nga foltorja e Kuvendit, tha se sot parlamenti është marrë peng.

Sipas tij tashmë mazhoranca e ka kthyer parlamentin në varrmihësim e demokracisë.

Ky parlament është kthyer në varrmihësin e pluralizmit demokratik. Ky grup parlamentar po varros përditë të drejtat e deputetëve për të përfaqësuar qytetarët. kemi kërkuar fjalën, të ngremë çështje, të kontrollojmë qeverinë. Kemi kërkuar ngritje e një komisioni hetimor për një nga skandalet më të mëdha që ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë por edhe SHBA-të, pasi kemi të bëjmë me një kryeminsitër korruptues. Kërkojmë komision parlamentar për këtë gjë. Është e papranueshme ajo që dëgjova që Byroja ka vendosur të pezullojë ligjin për Komisionet Hetimore. Edi Rama ju ka ulur kokën. Ky parlament duhet të hetojë në të drejtën e vet. Ky parlament dhunon çdo gjë. Kemi kërkuar mocion me debat, shtyhet. Kemi kërkuar seanca me pyetje, shtyhet. Rama nuk vjen, se po foli do i mbahet shënim çdo gjë. Janë përjashtuar më shumë se 15 deputetë, për të zbrazur pjesën e opozitës. Dhunim më brutal se kaq nuk ka”, tha Bylykbashi.

SHKARKO APP