Bylykbashi: Përjashtimi i Berishës solli një reagim të fortë në bazën e partisë. Basha po përçan PD
Për deputetin e PD-së, Oerd Bylykbashi, përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me vendim personal të kryetarit Lulzim Basha, ka sjellë një reagim të fortë në bazën e partisë.
Për Bylykbashin kreu Basha ka ndërmarrë një “veprim” që si kryetar se ka kompetencë. ”Kryetari i PD-së ka një kompetencë të vetme në statut; të sigurojë zbatimin e vendimeve të organeve të tjera qendrore, Kongresit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Këtë vendimmarrje nuk e parashikon statuti”.
Bylykbashi i cili është nga figurat kyçe të PD-së për pjesën ligjore, thotë se veprimi nga ana e Bashës ka sjellë pasojë të rëndë që çon në “çarjen e PD”.
“Ka ndodhur diçka e madhe dhe ka prodhuar dy gjëra. Ka prodhuar një reaksion të fortë në bazën e partisë dhe kjo duket shumë qartë jo vetëm në reagimet në rrjetet sociale, por edhe tek ajo që po ndodh në “Foltoren” e z. Berisha që ka pasur një kreshendo fare të qartë”,-tha më tej në ”Euronews Albania”.