Bylykbashi: PS nuk pranon propozimin tonë për KQZ
Pas rreth 2 orësh, përfundoi mbledhja e Këshillit Politik. Në një prononcim për mediat, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se qeveria nuk ka pranuar propozimet e opozitës lidhur me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që të jenë profesionistë dhe që gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me cdo kusht të cojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon.
Ne e kemi të certifikuar nga Venecia, është si ai i reformës në drejtësi. I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që të ngrihet sa më shpejt KQZ në mënyrë të besueshme që t’i hapë rrugë identifikimit biometrik”,– tha Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

