Bylykbashi: Rama prishi marrëveshjet politike dhe me faktorin ndërkombëtar

Nënkryetari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama se prishi marrëveshjet politike edhe me faktorin ndërkombëtar.

Bylykbashi theksoi se qeveria bëri të gjitha përpjekjet për kapjen e sistemit të drejtësisë, por ishte këmbëngulja e opozitës ajo që bëri të mundur paprekshmërinë e sistemit.

“Na u fol për nene, iu kam sjellë 800 nene që nuk i ka lexuar askush, ju sfidoj kush nga ju i ka lexuar, asnjë. Me 22 korrik në këtë sallë duartrokitej nga 140 deputetë që duhet të ishin në burg ose shtëpi, për ndryshimet kushtetuese, pati nga ata që u përqafuan duke menduar se u mbyll një ëndërr e keqe. Unë u shpreha atëherë kënaqësinë që në fund miratuam me konsensus që do bëjë ndryshime për sistemin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e vërtetë që në një vit përpjekje të opozitës ne arritëm të marrim dy opinione të Venecias dhe falë ngulmimit tonë ato erdhën në dhjetor dhe në mars që ua grisën draftin kushtetues të shtatorit janarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Draftin e tretë e ndryshuat të detyruar për çështjet që opozita i ngriti me forcë të madhe, mospasja politike e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca sot apo nesër.

Ky ishte objektivi dhe për ta bërë të mundur përveç Venecias erdhi edhe nënsekretarja e SHBA-së, Nuland dhe komisioneri Hahn, mos të kishin qenë këta të dy ju do vijonit atë rrugë që nisët për kapjen e sistemit të drejtësisë përmes kushtetutës.

Opozita kërkoi zbatimin paragrafit 88, ku thelb ishte që ky kryeministër e mazhorancë të mos e kapni sistemin politikisht për ta përdorur për imunitet. Konflikti, njëanshmëria pati mbështetjen e një aleance, ajo kërkoi konsensus dhe moskapje dhe aleat patëm Venecian, Hahn e Nuland. Po të mos ishte për rezistencën e opozitës dhe kontributin, sot shqiptarët do kishin në kushtetutë draftin skandaloz të shtatorit.

Në 22 korrik thashë se drafti ka probleme të rënda, por konsensusi do të na bënte të mundur që këto të çara t’i mbushim së bashku që të funksionojë sistemi.

Para 22 korrikut ishte marrëveshja e pashkruar dhe e konfirmuar. se kushtetuta e 7 ligjet organike do të dakordësoheshin sipas frymës së neneve kushtetuese por edhe sipas germës. Opozita kishte garanci bllokimin 94 votave për të grisur atë draft. Opozita arriti objektivat e moskapjes dhe dhamë dakordsinë që më 22 korrik të miratohet reforma me kusht që të vijonte dakordësia Kjo sallë duhet të kishte të njëjtin entuziast edhe sot pas datës 21 korrik”, u shpreh Bylykbashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?