Bylykbashi, Ramës: Për arrestimin tënd, ke genjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizmit?
Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaron se me intervistën që Edi Rama ka dhënë në median italiane, ku thotë se është arrestuar disa vite më parë, rrezikon të humbas të gjitha mandatet për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Pas deklaratës së Bylykbashit, Rama u përgjigj se opozita është e marrë dhe nuk di çfarë flet.
Ndërkohë ish-deputeti i PD-së ka publikuar intervistën në gazetën italiane ku Edi Rama thotë se “njëherë jam arrestuar në Bolonja”. Një fakt i tillë nuk është pasqyruar në formularin e dekriminalizimit të kryeministrit Edi Rama.
Bylykbashi shkruan në Facebook se kryeministri duhet të sqarojë nëse ka gënjyer mediat italiane për arrestimin apo ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.
“E shkruar e zeze mbi te bardhe : “me kane arrestuar njehere ne Bolonja”. Ka dy mundesi zoti Rama:
1. Ose ne delir e siper ke genjyer median italiane
2. Ose ke genjyer ne formularin e dekriminalizimit.
Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet te pergjigjesh per kete.
Je genjeshtar delirant apo te duhet te dorezosh mandatin si cereku i deputeteve te partise tende?”,– shprehet Bylykbashi.
Më herët Edi Rama deklaroi në Twitter: “O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!“.
KOHA JONË SONDAZH

