Bylykbashi: Vettingu europian rrëzon gjyqtarët e “vettingut” të Ramës

Nga Oerd Bylykbashi. (Mesazh i publikuar në Fb.)

Rama do t’i emërojë gjyqtarët dhe prokurorët sipas qejfit dhe nevojave të tij. Prandaj pasi e humbi betejën kushtetuese për të kapur drejtësinë, shkeli Kushtetutën duke miratuar një ligj vetting-u me të cilin do të mbrojë dhe përzgjedhë ata gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që nuk do të luftojnë, por do të mbrojnë krimin dhe korrupsionin e lidhur me Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Që Edi Rama e sheh vetting-un vetëm si levë për të kapur drejtësinë, u provua këtë javë nga tentativa e dështuar për të çuar njerëzit e tij deri në Gjykatën e Strasburgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëzimi pak ditë më parë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i të tre kandidatëve të Ramës për gjyqtarin që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut tregoi se qeveria kishte shkelur me të dy këmbët rregullat e Këshillit të Europës.‎

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama i shkeli rregullat sepse donte të çonte avokatët e interesave të tij dhe jo të interesave qytetareve, të pronarëve shqiptarë dhe kujtdo tjetër që nuk gjen drejtësi këtu. Prandaj i dërgoi 3 kandidatët e tij pa iu bërë asnjë kontroll dhe as vetting.

Prandaj 3 kandidatët e përzgjedhur nga Rama me kriter të vetëm lidhjen nepotike familjare me ministrat e tij dhe shërbimin politik, Këshilli i Europës i refuzoi pa denjuar t’i intervistojë e madje as t’i presë.

Kur Edi Rama shkel si leckë rregullat e Këshillit të Europës, askush nuk duhet të ketë iluzion se ç’do prodhojë vetting-u i ligjit antikushtetues i këtij Kryeministri që flet për antikorrupsion nga maja e korrupsionit.

Prandaj ky Kryeministër duhet ndalur me çdo kusht.

Edi Rama nuk ia hodhi dot Europës dhe nuk do t’ia hedhë dot as shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?