Byroja e Hetimit, Berisha: Nuk është ky drafti që ramë dakord

Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta thotë se drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit është ai me të cilin është dakordësuar opozita, ish-kryeministri Berisha pretendon të kundërtën. Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se kryeministri Rama me miratimin e ligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet kryeprokuror dhe kryehetues. Më poshtë reagimi i tij.

“Rama, për realizimin e këtij bllokimi sot miratoi në qeveri ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, të hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias si një ligj që bën Ramën krye-prokuror dhe krye-hetues të vendit, pra që bën të mundur që të jetë ai që do të diktojë hetimin dhe akuzën e cilit do ai në të gjitha fushat.

Me këtë akt, duke hedhur poshtë rekomandimet e Komisionit të Venecias, të cilat nuk lejojnë drejtimin nga jashtë të saj, pra nga Policia, as dhe varësinë prej saj, Rama dëshmoi se ka tmerr nga reforma e vërtet e drejtësisë, e cila e nxjerrë jashtë kapjes politike, jashtë duarve të zeza të tij drejtësinë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama hoqi maskën dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias për sistemin e drejtësisë ndaj dhe do të bllokojë me çdo kusht reformën e drejtësisë, nga e cila ka tmerr sepse ai shef veten në ëndërr gjithnjë para togave te zeza për sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katesh pa asnjë lloj fature!”, shkruan Berisha në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?