Byroja Kombëtare e Hetimit, Braho: Do të ngrihet, Kushtetuesja dha vendimin më të keq

 

Pas ministrit të Jashtm Ditmir Bushati, edhe kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho shprehu vendosmërinë për gjetjen e mekanizmave që do të bëjnë të mundur vënien në funksion të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Reagimi i deputetit Braho reagoi në një kohë kur Gjykata Kushtetuese e ka shpallur anti-kushtetues vendimin e Qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Byroja kombëtare e hetimit nuk është strukturë paralele. Kjo nuk na ndal për t’i shkuar deri në fund ngritjes së byrosë së hetimit. Do të gjejmë rrugën e duhur”, tha Braho, duke e cilësuar këtë strukturë si të domosodshme për të hetuar dhe luftuar disa nga veprat e penale, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke e cilësuar si vendimin më të keq që Kushtetuesja ka dhënë, deputeti Braho tha se Gjykata ka sfiduar qeverinë për arsye ende të panjohura.

“ Është vendimi më i keq që kushtetuesja ka dhënë. Kjo është një sfidë që Kushtetuesja ka bërë, nuk dua të aludoj mbi arsyet”, u shpreh deputeti i LSI-së.

Sipas Brahos, kjo strukturë pati mbështetje maksimale edhe nga ndërkombëtarët.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i tij nuk diskutohet, por kjo nuk na ndalon ne që të gjejmë procedurat ligjore dhe të shohim ngritjen e saj. Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet", theksoi kreu i Komisionit të Sigurisë.

Me 17 prill, Gjykata Kushtetuese shpalli  të papajtueshëm me Kushtetutën ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ankimimi u dërgua në gjykate tetorin e vitit te shkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike i cili vlerësonte se kjo strukture merrte shërbimin ekskluziv të Prokurorisë.

Byroja Kombetare e Hetimit kaloi në Parlament si pjesë e ligjit për “Policinë e Shtetit”.

Byroja do të ngrihej si pjesë e Ministrisë së Brendshme me detyrën për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit.

Në fillim të muajit prill, në vendin tonë mbërritën për këtë çështje edhe dy ekspertë të FBI-së, të cilët zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm për të dhënë ekspertizën e tyre për ngritjen efikase të strukturës së Byrosë së Hetimit, e deklaruar se do të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?