Ça është ky Komisioni i Rithemelimit? Rama flet për Berishën: Jo koha për ta turpëruar në këtë farë feje Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama, vijon që të mos e njohi Komisionin e Rithelemimit si organin drejtues të PD-së, siç Gjykata e ka njohur disa javë më parë. Për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama tha se nëse Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD-së, nuk është koha e atyre që e ndjekin për ta turpëruar Shqipërinë në këtë farë feje.
“Ça është ky Komisioni i Rithemelimit? Nuk kam parë në ndonjë flet votimi subjekt, Komision Rithemelimit. Shtëpia e Lirisë, e kujt lirie? Me botën e përtejme ne nuk kemi asnjë lidhje dhe as nuk negociojmë e as nuk diskutojmë, dhe atyre që gabimisht kujtojnë se përfaqësuesi i botës së përtejme është gjallë, se gjallimi fizik është tjetër dhe gjallesa politike është krejt tjetër dhe nuk është koha e atyre që e ndjekin për ta turpëruar Shqipërinë në këtë farë feje, edhe pse janë një pakicë që rrudhet nëse do të shkojnë nga pas botës së përtejme”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri Edi Rama ka treguar se deri ku qëndrojnë negociatat me opozitën për presidentin e ri.
“Nuk a probleme afatesh, po ndërtohet procesi, do presim deri në momentin kur do të fillojmë procesin kur do të kemi emrat, nëse ata nuk do të sjellin asnjë kontribut, nuk ka ndonjë dramë të madhe, s’është hera e parë. Ne kur ishim opozitë që s’kishim vota dhe e dinim që gjasat do të ishte që do të ishte një partizan i PD, ne dhamë kontributin tonë, opozita është në Parlament për të dhënë kontributin e vet që të bindi pjesën tjetër”.