Çahet argjinatura mbrojtëse dhe përmbyten banesat, Bashkia Shkodër: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore
Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër.
Lajmi është bërë me dije nga vetë bashkia me anë të një njoftimi ku shkruan se kjo ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e Nënshkodrës.
“Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore”, thuhet në njoftim.
“Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anen e malit, Dajç dhe Shkodër.
Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.
Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.
Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.
Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, shkruan bashkia”, thuhet në njoftim.