Caka: Bashkëpunimi me mafiozët prodhon autokraci në vend të demokracisë
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka folur për përgjimet e antimafias italiane, duke thënë se bashkëpunimi me mafian italiane deformon vullnetet dhe prodhon autokraci në vend të demokracisë.
Deklaratat ajo i bëri gjatë një konference me temë “Kostot e Demokracisë II, paratë në politikë dhe integriteti zgjedhor” të organizuar nga KRIK Albania.
Caka: Vitet e fundit financimi i partive politike është shndërruar në prioritetet kryesore të raporteve ndërkombëtare kryesisht ato të OSBE ODHIR. Zgjedhjet e vitit 2017 valëvitën ato që quhen flamujt e kuq lidhur përdorimin masiv të parave për blerjen e votës.
Në raportin përfundimtar të raporteve të OSBE ODHIR-it mbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u tha qartë se mbi 20% e shqiptarëve pranuan se e kishin shkëmbyer votën e tyre në para kesh ndërsa të tjerë pranuan se nuk shkonin të votonin në këmbim të parave.
Paraja e krimit e hedhur në treg nëse ju kujtohet çrregulloi edhe shifrat e këmbimit valutor duke zhvlerësuar euron kundrejt lekut në nivelet më të ulëta historike. Në raportet e tjera del qarte lidhja pushtet – parti -krim e cila është analizuar me detaje nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe tregon sesi paratë e pista të krimit është vendosur nga partitë që mbante pushtetin. Kjo lidhje fatkeqësisht u provua në përgjimet e para nga antimafia italianë ku eksponentë të botës së krimit në Shqipëri i tregonin njëri- tjetrit se 20 milionë euro ishin harxhuar nga një ministër i partisë në pushtet . Mirëpo krimi shqiptar paska qenë i pamjaftueshëm për ta pasi në përgjimet e fundit të antimafias italiane rezulton se mafiozë të ndryshëm të “Ndraghettës”shprehen të bindur për fitoren e miqve të tyre rilindas dhe vazhdimit të bashkëpunimit të tyre.
Në këto kushte rezulton e qartë se një bashkëpunim i tillë deformon vullnetet dhe prodhon autokraci në vend të demokracisë prodhon qeverisje në shërbim të krimit dhe të klientëve.
E vetmja mënyrë për ta kufizuar këtë lidhje u mendua se ishte krijimi i një kuadri rregullator minimal i gjithë pranuar dhe i studiuar në detaje në fakt shembujt nuk mungonin po ashtu dhe asistenca e faktorit ndërkombëtar që i jemi krejtësisht mirënjohës. Konfuci thotë se ekzistojnë tre mënyra nëpërmjet vendimmarrjes i mund të adresojë drejt zgjidhjes një problem duke reflektuar, që është mënyra më fisnikë, duke kopjuar që është mënyra më e thjeshtë dhe duke mësuar nga eksperienca që në rastin tonë është mënyra më e dhimbshme.
Në të gjithë botën mënyrat e financimit që partive politike janë të përcaktuara ose tërësisht financim publik ose financim tërësisht privat ose një sistem i përzierë. Secila ka avantazhet e saj dhe disa avantazhet e saj që kthehen në oportunitete nëse mbizotëron vullneti dhe bashkëpunimi i duhur politik.