Caktohen drejtuesit e komisioneve parlamentare. Ermonela Felaj, nënkryetare e Kuvendit
Partia Socialiste ka caktuar drejtuesit e komisioneve parlamentare për legjislaturën e re. Nënkryetare e Kuvendit do të jetë Ermonela Felaj.
Mimi Kodheli pasi mori mandatin e lënë nga Najada Çomo ka marrë edhe drejtimin e Komisionit për Politikën e Jashtme.
Po ashtu Komisioni i Ligjeve do të drejtohet nga Klotilda Bushka, Ekonomia dhe Financat nga Eduard Shalsi, Siguria nga Nasip Naço dhe Arben Pëllumbi Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese.
Opozita nga ana tjetër merr Komisionin e Integrimit Europian dhe atë të Medias.
Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare:
Klotilda Bushka drejtuesja e Komisionit të Ligjeve (PS)
Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)
Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)
Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)
Arben Pëllumbi te Veprimtaria Prodhuese (PS)
Jorida Tabaku Komisionin për Integrimin Europian (PD)
Albana Vokshi, Komisionin për Shëndetësinë (PD)
Agron Gjekmarkaj, Edukimin dhe Median (PD)