”Caktoi datën 13 tetor për zgjedhjet lokale”, Meta-Bashës: Pse nuk u regjistrove në KQZ?
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka treguar edhe njëherë për takimet me Lulzim Bashën në lidhje me zgjedhjet lokale. Kreu i shtetit tha se ishte kreu Basha ai që vendosi datën e re më 13 tetor për zgjedhje lokale të 2019, dhe e pyet pse nuk u regjistrua PD-ja, në një kohë që parti të tjera opozitare u regjistruan.
”E para ai ka qenë një vendim i imi, unë nuk jam mësuar të fshihem për vendimet e mia. Ashtu sikur është po kaq e qartë që personalitetet kryesore në Bundestag kishin në dorë vendimmarrjen për Shqipërinë dhe situatën në Ballkan dhe nuk donin ta ndanin Shqipërinë nga Maqedonia, bënë deklarata dhe se jemi gati të ndërmjetësojmë që të bëhet kjo dhe ajo.
Këtu mbaj mend tensionin, manifestimet, dhunën e jashtëzakonshme. Tani po të them, vendimi ishte i imi për ato arsye që janë në dekretin që janë bërë publik. Një nga arsyet kryesore, pasi mund ta bëja edhe të hënën, të mërkurën apo të premten, por unë e kam shpjeguar në cfarë rrethanash kam qenë. Ky zotëria që thotë gënjen unë, nuk e di nëse ka ndonjë shqiptar që beson.
Mua më është dhënë ky mesazh, bëj cfarë të mundesh për të shmangur dhunën dhe kam pasur një shqetësim për mitingun e datës 8, se ky zotëria që thotë gënjen Meta, nga shkallët e selisë së PD-së tha se po lajmëroj kupolën e PS-së, baroi arsyeja dhe në datë 8 qershor do të bëhet nami dhe qëndrimi i tyre ka qenë shumë i qartë nuk duam dhunë dhe ka qenë kundër keqpërdorimit të tyre se mbrapa këtyre vendimeve qëndronin ata”.