Calavera zhvillon takimin e parë me kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi

Genoveva Ruiz Calavera, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian ka zhvilluar takimin e parë me kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale vetë Calavera. “Takimi i parë shumë i mirë me Kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazi dhe ekipin sot”, shkruan Calaverqa mes të tjerash. Ajo thekson se kanë zhvilluar një diskutim, ndërsa nënvizon rëndësinë e vazhdimit të reformave. Siç thotë Calavera gjithashtu folën për progresin e Shqipërisë përpara paketës së zgjerimit.

SHKARKO APP