Çamët presin me protesta ministrin grek Kotzias, sot në orën 8:30 para Ministrisë së Jashtme

Çamet janë shfaqur të shqetësuar në lidhje me deklaratat e Ministrisë së Jashtme greke dhe kanë vendosur të reagojnë pikërisht në ditën e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikolas Kotzias në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat shoqata “Çamëria” lajmëron se sot pak para takimit të Kotzias me homologun shqiptar Bushati do të jenë te dera e Ministrisë së Jashtme për ta pritur me protesta ministrin e jashtëm grek.

“Ministria e Jashtme Greke vijoi me qëndrimin absurd se çështja çame nuk ekziston. Nesër, në orën 8:30 i bëjmë thirrje çdo shqiptari të çdo treve e veçanërisht shqiptarëve të Çamërisë të mblidhemi përpara Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me moton “Unë jam shqiptar i Çamërisë, unë ekzistoj”! Tubimi zhvillohet gjatë takimit mes ministrave të Jashtëm te dy vendeve!”, thuhet në njoftimin për mediat të shoqatës së çamëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm grek Nikolas Kotzias do të vizitojë Tiranën nesër në një vizitë dy ditore ku do të takohet me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, Presidentin Bujar Nishani, kreun e kishës ortodokse shqiptare Janullatus dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Pritet që në ditën e dytë të vizitës të takohet në mëngjes dhe me kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?